Emiljano Lundraxhi nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Erzenit. Siç njoftohet edhe në faqen zyrtare të klubit shijakas në Facebook, mbrojtësi 22-vjeçar ka zgjedhur të luajë në ligat inferiore në Gjermani me ekipin e CS Vatan.
Largimi i tij shihet si një humbje e madhe për skuadrën e Erzenit, duke ditur aftësitë e Lundraxhiut, por edhe prespektivën si futbollist.
Klubi shijakas ka falënderuar lojtarin, ndërsa vetë 22-vjeçari shprehet se Erzenin nuk e zëvendëson me asnjë ekip tjetër në Shqipëri.
Poll