Ishte te Partizani që prej ditës kur të kuqtë u rikthyen mes më të mirëve. Ndërsa sot, një nga besnikët e klubit kryeqytetas largohet mes akuzave të rënda. Bëhet fjalë për fotografin Gjergj Kollumbi, i cili ka bërë një postim në rrjetet sociale ku tregon se i ka dhënë fund bashkëpunimit me të kuqtë.
Më saktë ai thekson se e kanë larguar duke mos e dashur një gjë të tillë. Afrimet e reja në stafin drejtues, Kollumbi i ka cilësuar si “llucë” që kanë përbaltur punën e tij. Në facebook-un e vet, fotografi i Partizanit shkruante:
“Prej 9 vitesh ne ekipin e Partizanit, jam munduar te tregoj perkushtim dhe angazhim maksimal fale punes ne grup.
Sot, ne kohen e prurjeve te reja ne staf ku cilesohen si keshilltar dhe si Drejtor Marketingu njerez qe duhet te sjellin kontrata perfitimi ne kompani dhe jo te bejne shefin me profesioniste te fushave te tjera, deklaroj se nuk mund te jem pjese e nje lluce qe permbalt djersen time te gjithe ketyre viteve...
Cka thashe me lart, me detyrojne te largohem nga ekipi im i zemres, edhe pse nuk prisja qe kjo dite te ishte kaq e afert.
Falenderoj Presidentin Gaz Demi per besimin ne profesionalizmin qe me ka dhene keto vite.
Ps: Do mbetem Guerrils i Partizanit dhe jo thjeshte nje Mercenar”.
[caption id="attachment_675655" align="alignnone" width="681"] Postimi i Kollumbit[/caption]