
Real Madrid po përballet me akuza të forta nga ana e Barcelonës. Si presidenti Laporta apo trajneri Xavi, të dy këta kanë akuzuar Realin e Madridit që ka falsifikuar garën në La Liga. Sipas Laportas dhe Xavit, Reali po ka blerë arbirtrat gjë e cila po shihet shumë qartë dhe haptazi.
Si fillim ka qenë presidenti Laporta ai që ka folur për këtë çështje, duke thënë se klubi madrilent nuk po sillet mirë me çështjen “Negreira” që përflitet të jetë përfshirë Barcelona. Teksa nuk lë pa përmendur dhe marrëdheniën që Reali ka me arbitrat.
“Real Madridi nuk po sillet mirë me atë që po ndodh me ‘Çështjen Negreira’. Ata po bëjnë një ushtrim cinizmi që nuk është i pranueshëm. Ka një fushatë të orkestruar. Gjyqtari ka zgjeruar hetimin për ‘Çështjen Negreira’ me kërkesë të Madridit. Real nuk mund të flasë shumë për fuqinë që ka qeverisur gjyqtarët. Shiko kush kanë qenë ata për 70 vjet: ose drejtorë ose partnerë të Madridit. Turp puna e RealMadridTV, po të kenë pak mirësjellje… nuk e di si e lejojnë”, ka thënë presidenti i Barcelonës.
Teksa fjalëve të Laportas u është bashkuar trajneri i Barçës, Xavi Hernandez. Tekniku spanjoll e thotë qartë se në La Liga ka një falsifikim gare.
“Tashmë thashë që nuk më pëlqeu që ata kushtëzuan gjyqtarët. Mendoj se kjo falsifikon garën dhe arbitrat janë të kushtëzuar. Rasti Negreira nuk na ka bashkuar. Unë i ndaj fjalët e presidentit njëqind për qind. Nuk jam president i Federatës apo i La Ligës. Jam i habitur që i lejojmë këto gjëra. Kjo e falsifikon komplet konkurrencën. Simeone tashmë tha që ne nuk jemi budallenj. Sigurisht që ne e shohim, e shohin të gjithë. Edhe një i verbër e sheh. Unë jam me Simeonen, ne nuk jemi budallenj”, është shprehur Xavi Hernandez.