
Braziliani Felipe Massa i ka dhënë fund karrierës së tij si pilot, pikërisht në pistën e Interlagos për Çmimin e Madh të Brazilit. Ai është përshëndetur nga shumë fansa, të cilët e kanë duartrokitur pilotin e Williams.
Ai është larguar në mënyrë dramatike nga pista, pasi e la garën në mes, ndërsa më pas me flamurin brazilian në krahë filloi të vrapojë drejt tifozëve, të cilët e duartrokitën në masë pilotin.
Piloti i Williams ishte duke bërë garën e tij të fundit në vendlindjen e tij pasi shpalli largimin e tij në fund të sezonit, dhe pranon: “Nuk do ta harroj kurrë këtë ditë.” Fundi i ëndërruar nuk erdhi pasi u përplas dhe duhej të dilte nga Interlagos në xhiron e 48-të, pasi nuk arriti të menaxhonte makinën në ato kushte të rënda për shkak të shiut.