
Skuadra e Maliqit që militon në Kategorinë e Dytë në kampionatin tonë ka zhvilluar sot një takim me presidentin e klubit, Gëzim Topçiu në prag të fillimit të sezonit. Në takim është diskutuar lidhur me sezoni e ri, ku është premtuar se do të bëhet më e mira për të marrë rezultate pozitive në këtë edicion për tu ngjitur në Kategorinë e Parë.
Kujtojmë që pak kohë më parë, fill pas daljes së vendimit për pezullimin e klubit të Skënderbeut me 10 vite nga Europa, u fol se presidenti aktual i klubit korçar Ardjan Takaj mund të merrte në administrim klubin e Maliqit, detaj i cili u hodh poshtë nga vetë "numri 1" i klubit korçar.
Njoftimi në faqen zyrtare të klubit të Maliqit:
"Skuadra pati një takim sot me presidentin e ekipit Z. Gëzim Topçiu, në prag të fillimit të sezonit të ri. Klubi premton se do t'ia shpërblejë dyfish këtë mbështetje të jashtëzakonshëm. Të gjithë së bashku do t'ia dalim për të bërë krenar qytetin dhe tifozat e mrekullueshëm!
#PARA #MALIQI
#MIRNJOHJE #DHE #FALENDERIM #PER #PRESIDENTIN #TOPÇIU"