
Pas zyrtarizimit të largimit të teknikut italian, Andrea Agostineli dhe prezantimit të trajnerit të ri Ilir Daja te Skënderbeu,. që do të bëhet nesër për mediet, tifozët kanë sjellë reagimet e para për zëvendësimin e trajnerit.
Tifozët shprehen të lumtur për largimin e Agostinelit dhe gjithashtu përgëzojnë afrimin pranë klubit të trajnerit të ri, Ilir Dajës. Komentet në faqen zyrtare të klubit nga ana e komentuesve kanë qenë pozitive, pasi këta të fundit vlerësojnë Dajën si trajner dhe kërkojnë nga klubi që të bëjnë dhe afrime të reja. Komentuesi janë shprehur: "Me Dajën ke goditur në shenjë".
Emërimi i Ilir Dajës si trajner i Skënderbeut, ka ardhur pas një periudhe të vështirë për ekipin korçar në drejtimin e teknikut italian, Agostineli, i cili nuk do të jetë më pjesë e klubit të Skënderbeut.
[gallery columns="1" size="full" ids="70418"]