Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lajmi i fundit/ Pas Bylisit, Korabi zyrtarizon testin e dytë

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Pas Bylisit, Korabi zyrtarizon testin e dytë

Korabi ka zyrtarizuar miqësoren e dytë pas ndeshjes me Bylisin, e cila u mbyll me rezultatin 1-2 në favor të mallakastriotëve. Klubi dibran përmes një njoftimi në faqen zyrtare bën me dije që nesër do të ketë përballë skuadrën e Erzenit. Ky takim është përcaktuar të luhet në orën 12:00 në kompleksin "Internacional" në Pezë-Helmes.

"Nesër është programuar të luhet ndeshja e dytë miqësore kundër Erzenit. Ky takim do të zhvillohet në kompleksin Internacional "Pezë-Helmas", në orën 12:00 në kuadër të përgatitjeve për fazën e tretë. Trajneri Gerd Haxhiu do të ketë mundësi të shohë gjendjen e lojtarëve që ka në dispozicion", shkruhej në njoftimin e klubit dibran.

[gallery columns="1" size="full" ids="74347"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga