
Mesfushori i Skënderbeut, Enis Gavazaj ka dalë në një konferencë për shtyp pak minuta më parë, ku ka folur për të rejat e fundit, ofertat dhe të ardhmen e tij. Ai pranon se për momentin është lojtar i Skënderbeut, por nuk përjashton mundësinë e largimit nga klubi korçar.
Konferenca e fundit si lojtar i Skënderbeut?
Nuk dihet nëse do të jetë konferenca e fundit apo jo. Di që ka patur interesime nga skuadra, madje dhe jashtë vendit. Për momentin jam lojtar i Skënderbeut. Derisa jam këtu unë do mendoj vetëm për Skënderbeun, kështu që nuk e di nëse do të jetë e fundit apo do të ketë ende.
Cilat janë klubet e interesuara?
Ka klube nga Belgjika, Kroacia, Rusia. Ku të jetë më mirë aty do shkoj.
Si duket ekipi i Skënderbeut, a është ai ekip që do rivalizojë sezonin e ardhshëm?
Vetë emri i Skënderbeut është i madh. Kështu që mendoj se do jetë rival i fortë në futbollin shqiptar. Besoj se dhe këtë vit do ketë zgjidhje dhe lojtarë që do ta përfaqësojnë shumë mirë qytetin e Korçës. Me ardhjet e reja, besoj se Skënderbeu do rivalizojë për të qenë në krye të tabelës.
Në videon e mëposhtëme mund të ndiqni të plotë intervistën:
https://www.youtube.com/watch?v=YIST0JrY8hc&feature=youtu.be