
Stadiumi shqiptar "Adem Jashari" u rikonstruktua para 3 vitesh, punimet e të cilit kapën vlerën rreth 1 milion euro. Por, kushtet e vështira atmosferike në Kosovë kanë bërë që një pjesë e murit të stadiumit të rrëzohet. Për këtë ka shkruar në llogarinë e tij në facebook, zyrtari i Trepçës, Avni Haxhiu, i cili deklaron:
“Rrëzohet muri i ndërtuar nga “KAWA GROUP”. Edhe një dëshmi se si firma ka bërë punimet në stadiumin Olimpik “ADEM JASHARI” edhe qeveria po bohet sikur nuk po i sheh këto tmerre pa kurrfarë përgjegjësi po keqëpërdoren parat e qytetarve të Kosovës”, ka përfunduar Avni Haxhiu.
[gallery columns="1" size="full" ids="71517"]
Poll