Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

LAJMI I FUNDIT/ FSHF i kundërpërgjigjet RTSH-së për të drejtën televizive: Mos disinformoni publikun, ofruat shumë herë më pak

Shkruar nga NEWSPORT
LAJMI I FUNDIT/ FSHF i kundërpërgjigjet RTSH-së për të

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar në kanalin zyrtar në facebook ku kërkon të sqarojë të gjithë zërat për të drejtën ekskluzive të transmetimit për sezonin 2018-2019.

Përmes një njoftimi në kanalin zyrtar, FSHF tregon që oferta e Radio Televizionit Shqiptar ka qenë shumë herë më e vogël se e Digitalb. Madje i bën thirrje RTSH të jetë më e kujdesshme në deklaratat e saj, pasi gjithçka është bërë konform rregullave.

NJOFTIMI I FSHF-së:

Federata Shqiptare e Futbollit kërkon të risjellë edhe një herë në vëmendje të opinionit publik, që pak muaj më parë shpalli hapjen e tenderit për të drejtën TV të ndeshjeve të Kategorisë Superiore.

Më pas Komiteti Ekzekutiv, shpalli fitues kompaninë "DIGITALB" e cila kishte paraqitur ofertën më të mirë për marrjen e këtyre të drejtave. Këtë të drejtë TV të kampionatit kombëtar të Kategorisë Superiore, FSHF e ushtron në emër të klubeve, të cilat janë edhe përfitueset direkte të 100% të të ardhurave që arkëtohen nga kompania fituese, në rastin konkret, nga Digitalb.

E gjithë shuma u ndahet vetëm klubeve pjesëmarrëse, sipas kritereve të përcaktuara.

Kjo është një praktikë standarte e UEFA-s, e ndjekur njësoj si për të drejtat TV të Champions League, apo Europa League, por edhe në shumë Liga europiane të futbollit.

Përtej zhurmuesve të vazhdueshëm dhe të pashpjegueshëm, FSHF thekson që oferta e paraqitur nga RTSH ishte disa herë më e vogël nga propozimi tjetër, për të cilën është vënë në dijeni edhe vetë RTSH, në cilësinë e ofertuesit .

Nuk është aspak etike që RTSH të disinformojë publikun për praktika të tilla të standarteve europiane, mbi bazën e të cilave FSHF operoi plotësisht në tenderin e së drejtës TV.

Poll

Lexo gjithashtu