Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lajmi i fundit/ Ekipi i Superiores, ftesë tifozëve për mbështetje

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Ekipi i Superiores, ftesë tifozëve për

Vllaznia do të luajë ditën e nesërme kundër Kukësit, ndeshje e vlefshme për javën e parë të Superiores. Skuadra shkodrane nëpërmjet një njoftimi zyrtar i bën thirrje të gjithë tifozëve të saj për të qenë sa më të shumtë në shkallët e stadiumit, pasi ekipi kërkon mbështetje maksimale.

"Takimi i nesërm me Kukësin, (e enjte, ora 19.00), i vlefshëm për javën e parë të kampionatit të ri, po pritet me interes në Shkodër. Ndonëse gjatë këtyre ditëve të fundit vëmendja e qytetarëve të saj ka qenë e përqendruar tek ndeshjet e kombëtares, tashmë ajo është spostuar tek takimi i Superligës shqiptare në mes dy skuadrave veriore. Kukësi vërtetë ka bërë katër sezone të mira këto vitet e fundit por të gjithë e thonë se Vllaznia mbetet Vllaznia. E ka thënë edhe trajneri Cungu në konferencën e sotme për shtyp, e thonë edhe të tjerët. Numri 1 i pankinës shkodrane ka kërkuar mbështetjen e tifozëve për këtë takim sepse një nisje e mbarë e kampionatit, do të thoshte shumë për skuadrën që ai drejton. Edhe drejtuesit e klubit janë optimist për një ndeshje të mirë. Dëshira është që në shkallët e "Loro Boriçit" tashmë të ndërtuar plotësisht, të ketë shumë tifozë. Për këtë arsye, u bëjnë thirrje atyre të jenë të pranishëm në këtë ndeshje për të mbështetur kuqeblutë. Ftesa kryesore shkon për grupimin "Vllaznit Ultras" që nuk e ka braktisur asnjëherë ekipin, por jo vetëm për të. E rëndësishme është që në stadium të ketë sa më shumë tifozë. Ju kujtojmë edhe njëherë çmimet e biletave për këtë ndeshje, bileta këto që janë në shitje prej dy ditësh, në sportelet pranë stadiumit, pikërisht në vendet ku janë shitur edhe biletat e kombëtares. Biletat janë elektronike sepse e tillë do të jetë edhe hyrja e tifozëve në stadium.

ÇMIMET E BILETAVE TE NDESHJES VLLAZNIA- KUKESI:

Tribuna VIP              1.000 leke

Tribuna A                   500 leke

Tribuna B                   500 leke

Tribuna D1,D2,D3,D4   400 leke

Tribuna C1,C5,E1,E5    300 leke

Tribuna C2,C3,C4         200 leke

Tribuna E1,E2,E3         200 leke

Tashmë nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të mirëpresim këtë sfidë të parë të këtij kampionati duke shpresuar për një nisje të mbarë të tij", shkruhet në njoftimin zyrtar të Vllaznisë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga