Brazili ia ka dalë të triumfojë kundër Serbisë ndeshjen e parë të tyre në këtë botëror. Ndeshja e cila mbyll raundin e ndeshjeve të para në grupe, u vulos nga dygolëshi i Richarlison në shfirat 2-0.
Një fitore që do të kushtojë shumë për Brazilin, të cilën kanë marrë një lajm jo të mirë në fundin e takimit. Neymar ka dëmtuar rëndë kaviljen e këmbës, ku shumë foto qarkulluan në rrjet duke treguar dhimbjet e tij.
Trajneri Tite ka menduar që të reagojë për të qetësuar tifozët e tij: “Mus u shqetësoni, Neymar do të luaj në Kupën e Botës. Ai do vijojë të luaj, ju duhet të jeni të sigurt për këtë.”
Poll