Skuadra e Bylisit ka zyrtarizuar para pak minutash blerjen e radhës. Ballshiotët kanë siguruar shërbimet e mesfushorit lezhjan Alfred Zefi. 26-vjeçari luajti sezonin e fundit me Kamzën dhe ka qenë pjesë e Laçit për 6 vite (2010-2016) si dhe një sezon është aktivizuar me Korabin (2016-2017).
Lajmin e ka e dhënë vetë klubi në faqen e tij zyrtare në "Facebook". Gjithashtu klubi premton se do të ketë dhe 3-4 emra të rinj që do të vijnë nga Superliga.
"Afrimi i radhës: Alfred Zefi, mesfushori që ka luajtur në Superiore me Lacin, Korabin e Kamzën do të luajë me ne sezonin e ardhshëm! Zefi eshte afrimi i 8-te ne këtë merkato dhe skuadra do të synojë edhe 3-4 lojtare nga Superiorja!"
Poll