Në stërvitjen e sotme të bardhebluve që është planifikuar për t'u zhvilluar sot në orën 18:30 në kompleksin "Skënder Halili" do të jetë i pranishëm një lojtar i ri. Me atë është arritur kontrata afro një muaj më parë, ndërsa sot do të jetë në fushë. Bëhet fjalë për ish-mesfushorin e Partizanit, Asjon Daja. Ky i fundit do të vihet sot pasdite nën urdhërat e teknikut kryeqytetas, ndërsa do të prezantohet si përforcimi zyrtar për bardheblutë.
[caption id="attachment_2855" align="alignleft" width="300"] Asjon Daja, mesfushori i ri i bardhebluve[/caption]
Daja është 26 vjeç dhe karrierën e tij e ka nisur te Dinamo. Më pas u huazua për 6 muaj te Shkumbini dhe pas rënies së bluve në një kategori më poshtë, ai u bë pjesë e Kastriotit. Me përfundimin e kontratës me krutanët, ai iu bashkëngjit të kuqve ku luajti për dy sezone radhazi duke u bërë lojtar lider për formacionin e "demave". Por, tashmë ai ka zgjedhur të jetë pjesë e një skuadre të re dhe me emër, duke iu shtuar listës së lojtarëve që kanë veshur fanellat e tre skuadrave të kryeqytetit.
Ilion Lika, Ansi Nika, Marvin Turtulli, Afrim Taku dhe Asjon Daja janë pesë blerjet e Tiranës që do të jenë dhe sot së bashku në fushë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja. Ky i fundit pritet që të kërkojë të tjera përforcime në ditët në vazhdim, pasi skuadra bardheblu do të plotësohet në kontigjent përpara nisjes drejt Zllatiborit.