
Dritan Smajli është rikthyer te skuadra Besëlidhjes. Mbrojtësi lezhian ka nënshkruar me skuadrën lezhjane. Një gjë të tillë, ish-mbrojtësi i Tiranës e ka konfirmuar për newsport.al. Ai ka thënë që po pret të takojë Gjokën dhe nesër do të fillojë stërvitjen.
"Kemi rënë dakort, por në këtë momente pres të takoj Gjokën. Gjithçka ka përfunduar dhe nesër do të filloj stërvitjen", ka deklaruar 31-vjeçari për newsport.al
Në këtë mënyrë Besëlidhja ka gjetur zëvendësuesin e Alis Bocit. Smajli ka luajtuar për disa skuadra të Superiores si Kastrioti, Besëlidhja, Vllaznia, Kukësi dhe Tirana.
Poll