Pronarët e "Fondacione për Investime të Luksemburgut, Gjenevës, Dubait dhe Neë Yorkut, "Mr Ly", kanë vizituar sot kampionin kosovar, Trepçën '89.
Ata u shprehën të interesuar që të investojnë në klubin e 89-shit.
“Minatorët” bënë të ditur përmes faqes zyrtare që zyrtarët e këtij fondacioni do ta ndihmojnë Trepçën ’89 në mënyrë që të paraqitet sa më mirë në arenën ndërkombëtare.
Ky fondacion posedon edhe akademi futbolli në mbarë botën, ndërsa kanë shprehur interesim për bashkëpunim me kampionin e ri kosovar.
Poll