Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lajmi i fundit/ Skënderbeu prezanton futbollistin që i rrëmbeu Flamurtarit

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Skënderbeu prezanton futbollistin që i rrëmbeu

Skënderbeu ka bërë zyrtare sot një tjetër përforcim në merkaton e verës. Pasi e rrëmbyen, kampionët e kanë bindur Hektor Idrizajn të firmosi një kontratë afatgjatë për të qëndruar në Korçë. “Hektor Idrizaj është lojtari më i ri i Skënderbeut. Mbrojtësi 27-vjeçar nënshkroi sot kontratën që e lidh me klubin tonë për 3 vitet e ardhshme”, kanë sqaruar zyrtarisht në faqen e klubit korçar. Hektor Idrizaj është një përforcim me shumë vlera për Skënderbeun që me afrimin e tij zëvendëson vendin e lënë bosh nga Kristi Vangjeli që zgjodhi të transferohej në Rumani. Afrimi i Idrizaj nuk pritet të jetë i fundit për krahun e djathtë të mbrojtjes. Skënderbeu ka bërë gati afrimin e futbollistit të Partizanit Arbnor Fejzullahu që brënda pak ditësh pritet të transferohet në Korçë.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga