
Skënderbeu ka mbyullur fazën përgatitore që po zhvillonte në Antalia të Turqisë. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare klubi bardhekuq bën me dije:
"Ujqërit kanë mbyllur sot përagtitjet në Antalya për dy fazat e mbetura të kampionatit. Ekipi ka udhëtur sot në orët e mesditës nga Antalya drejt Tiranës, ku kanë mbërritur disa momente më parë. Stafi teknik ka marrë vendimin për ti lënë lojtarët dy ditë pushim dhe për tu grumbulluar në Tropikal Resort pasi ditën e martë do të zhvillohet një test i fundit miqësor ndaj kombëtares U-21. Menjëherë pas ndeshjes ekipi do të grumbullohet në Korçë ku nën drejtimin e trajnerit Daja do fillojnë përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Flamurtarit".
Kujtojmë që Skënderbeu qëndroi edhe tre ditë më shumë se skuadrat e tjera në Antalia të Turqisë, ndërsa tashmë është kthyer në Shqipëri për të vijuar me përgatitjet e planifikuara nga stafi teknik.
[gallery columns="1" size="full" ids="75231"]