
Para pak minutash është zbuluar se skuadra e Southampton ka konfirmuar trajnerin e ri, bëhet fjalë për 54-vjeçarin, Mark Hughes. Marrëveshja mes palëve është arritur në këtë formë, që tekniku të drejtojë deri në fund të sezonit skuadrën dhe më pas të rishihet kontrata për një mundësi rinovimi.
54-vjeçari më parë ka drejtuar skuadra të njohura, si Blackburn Rovers, Manchester City, Fulham, Queens Park Rangers dhe në fund ka qenë Stoke City-n.
Emërimi i trajnerit të ri ka ardhur vetëm pas dy ditësh, pasi është shkarkuar Mauricio Pellegrino, kjo për arsye të mungesës së rezultateve dhe mos plotësimit të objektivave të përcaktuara në fillim të kampionatit.
Poll