Një ditë pas incidentit që shkaktoi ndërprerjen e ndeshjes Itali-Shqipëri në stadiumin “Renzo Barbera” në Palermo, policia italiane ka arrestuar tifozin shqiptar që hodhi flakadanë në stadium.
Për pasojë, një punonjës i sigurimit të stadiumit u plagos, si dhe për rreth 10 minuta ndeshja u ndërpre.
Ende nuk bëhet e ditur emri i tifozit, ndërsa autoritetet italiane kanë nisur hetimet edhe për 77 tifozë të tjerë shqiptarë, të cilët dyshohet se penguan ndeshjen.
Ndeshja Itali-Shqipëri përfundoi me rezultatin 2-0, ndërsa incidenti i mbrëmshëm u përmend edhe në mediat e huaja, teksa komentonin ndeshjen në kuadër të fazës kualifikuese për kampionatin botëror "Rusi 2018".
Poll