Pejiçi paguan dëmin financiar ndaj djaloshit të aksidentuar. Katër ditë më parë, kur sulmuesi Pero Pejiç firmosi rikthimin e tij te F.K. Kukësi, bashkëshortja e sulmuesit u përfshi një aksident në një nga rrugët e Tiranës ku u përplas me një motorr të cilin e drejtonte 22 vjecari nga Kukësi Edmond Domi. Fatmirësisht asnjë nga dy palët e aksidentuara nuk patën dëmtime serioze për shkak të kësaj përplasjeje, por vetëm dëme materiale. Kroati ka vendosur të paguajë shpenzimet e aksidentit duke e mbyllur këtë histori që i prishi humorin atij pak minuta pasi kishte firmosur zyrtarisht për Kukësin.
Pejiç dëmshpërblen të afërmit e djaloshit që u aksidentua
Poll