Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Lajmi i fundit/ Nuk ndalet Laçi, Dinamo jashtë “orbitës”

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Nuk ndalet Laçi, Dinamo jashtë

Laçi ka fituar testin e radhës, të cilin e zhvilloi mbrëmjen e sotme kundër Dinamos. Ekipi kurbinas arriti që të shënojë dy herë në portën e dinamovitëve në pjesën e dytë, duke treguar që Marecllo Troisi po bën punë të mirë me grupin e formuar rishtaz.

Në pjesën e parë trajnerët respektivë kanë hedhur lojtarët më të mirë që kanë pasur në kontigjent, duke e mbyllur fraksionin e parë të lojës me shifra të barabarta, 0-0. Ndërsa në të dytën djemtë e Troisit arrijnë që të shënojnë me brazilianin Pinto në minutën e 60 dhe të riun Kris Hyseni në minutën e 78.

Kjo është miqësorja e radhës që Dinamo del e humbur nga fusha, duke mos treguar asgjë nga vlerat e vërteta të saj. Blutë e drejtuar nga Igli Allmuça duket se ende nuk kanë marrë formën e duhur, teksa janë ende në formim e sipër.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga