
Janë zhvilluar vetëm 21 nga 71 xhirot për Çmimin e Madh të Brazilit në Formula 1, e cila po zhvillohet në pistën e Interlgos.
Gara ka nisur nën kujdesin e makinës së sigurisë që ka qëndruar në pistë për tetë xhiro, ndërsa Hamilton, Rosberg dhe Verstappen kanë nisur që të rivalizojnë. Por, pas 13 xhirosh, pikërisht tek e 21-ta, komisarët kanë vendosur që të ndërpresin garën për shkak të reshjeve të dendura të shiut.
Pas 13 xhirosh, incident për Vettel, që për fat mban kontrollin e makinës dhe hyn në bokse (ndërron gomat), por nuk ka këtë fat Ericsson, që përplaset në kthesën e fundit dhe “parkon” bara hyrjes në bokse. Kjo sjell hyrjen e makinës së sigurisë, që qëndron 5 xhiro, por në momentin që ajo largohet ndodh një tjetër aksident, që përfshin Ferrarin e Kimi Raikkonen, që aksidentohet para bokseve.
Shiu që shton intensitetin e bën të pamundur vazhdimin e garës, ndaj komisarët vendosin ta ndërpresin atë, teksa edhe pilotët ankohen për shikueshmërinë e ulët në pistë. Të paktën për momentin gara është e ndërprerë deri në një vendim të dytë…