
Erick Flores është rikthyer ditën e djeshme te Kukësi. Burime të afërta të klubit bëjnë me dije për newsport.al që braziliani ka udhëtuar ditën e djeshme nga Brazili për në Shqipëri, ku do të ndjekë takimin e sotëm ndërmjet verilindorëve dhe Austrisë së Vjenës nga shkallët e stadiumit. Mesfushori Flores u largua nga Shqipëria pas një dëmtimi të rëndë ku do ta mbante larg fushës së blertë për 4-6 muaj sipas verdiktit të stafit mjekësor.
27-vjeçari brazilian u dëmtua pikërisht në sfidën Kukësi-Partizani në datën 25 prill të sezonit të shkuar. Flores është aktivizuar në 30 takime duke shënuar gjashtë gola për skuadrën verilindore. Tashmë braziliani pritet të jetë i gatshëm për teknikun Lika në shtator, atëherë kur nis dhe sezoni i ri 2016-2017.
[gallery columns="1" size="full" ids="18968"]