
Nuk ndalet Korabi, pak minuta më parë janë realizuar dhe dy afrimet e tjera në merkato. Përpos shtatë blerjeve të një jave më parë, tashmë numri ka shkuar në 9. Ndërsa pritet që të ketë edhe të tjera afrime pasditen e sotme.
Burime për Newsport.al tregojnë se Rudin Nako dhe Ervis Kaja kanë firmosur pak minuta më parë në zyrat e klubit dhe pasdite do të dalin në stërvitje. Ata u lanë të lira nga Apolonia para tre ditësh, ndërsa tashmë janë zyrtarisht pjesë e klubit dibran. Nako dhe Kaja janë lojtarë që trajneri Mërgjyshi i njeh mjaft mirë, pasi i ka pasur nën urdhëra për 1 vit e gjysmë te Apolonia.
Nako luan në qendër dhe në krahun e djathtë të mbrojtjes. Ndërsa Kaja pozicionin e tij e ka në rolin e mesfushorit difensiv, por aktivizohet dhe në qendër të mbrojtjes. Me këta dy lojtarë prapavija mund të quhet totalisht e mbyllur.