Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Lajmi i fundit/ Goditën me gurë autobusin e korçarëve, në hetim 7 tifozë të Partizani, mësohen identitet e tyre

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Goditën me gurë autobusin e korçarëve,

Para ndeshjes së djeshme mes Partizanit dhe Skënderbeut që përfundoi 0-0 në "Elbasan Arena", disa tifozë të Partizanit sulmuan në hyrje në qytetit të Elbasanit një autobus që po transportonte fansat korçarë drejt stadiumit ku u luajt takimi.

Policia e qytetit të Elbasanit ka mundur të identifikojë agresorët, ndërsa përmes një komunikate për shtyp ka bërë me dije se janë bërë referimet e materialeve hetimore për 7 personat në fjalë.

"Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë referimin e materialeve hetimore ndaj shtetasve:

E.D, 54 vjeç, banues në Tiranë

R.H, 58 vjeç, banues në Tiranë

F.B, 24 vjeç, banues në Tiranë

A.P, 19 vjeç, banues në Tiranë

F.O, 26 vjeç, banues në Tiranë

M.K, 19 vjeç, banues në Tiranë

SH.M, 43 vjeç, banues në Tiranë

Këta shtetas, në orën 16:35 në unazën e qytetit Elbasan, në momentin e ardhjes të autobusëve të tifozëve të Skënderbeut të Korçës, në bashkëpunim me njëri–tjetrin dyshohen të kenë goditur me sende të forta njërin prej autobusëve, duke dëmtuar xhamin anësor të mjetit me targa KO 1750B, drejtuar nga shtetasi GJ.R", shkruhet në deklaratën për shtyp të Policisë së Elbasanit.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu