Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Lajmi i fundit/ Gjykata e Apelit merr vendimin, Messi dënohet me 21 muaj burg

Shkruar nga NEWSPORT

21 muaj burg për Lionel Messin dhe babain e tij. Ka qenë ky vendimi që ka marrë gjykata e Barcelonës për yllin argjentinas dhe Jorge Messin të atin e futbollistit.

Gjykata e Apelit në ditën e sotme i ka qëndruar vendimit të marrë me herët që e dënon Messin me 21 muaj burg.

Pas hetimeve të shumta Leo Messi dhe babai e tij janë shpallur fajtorë nga gjykata  për evazion fiskal. Megjithatë tifozët e Barcelonës mund të qëndrojnë të qetë sepse dënimi prej 21 muajsh nuk parashikon hyrjen në burg të 29-vjecarit dhe babait të tij, kjo sepse ligji spanjoll e thotë qartazi se për dënime më ulta se 24 muaj, personat përgjegjës nuk futen në burg dhe dënimi mund të shlyhet me një gjobë të majme. Gjatë muajit Qershor Messi dhe i ati u gjykuan për mashtrim fiskal pasi gjatë viteve të fundit 2007, 2008 dhe 2009 nuk i kanë paguar taksat shtetit spanjoll.

Messi do të paguajë gjobë prej 2 milionë eurosh dhe i ati do të paguajnë në total një gjobë prej 1.5 milionë eurosh.

Tags:

BOTA LA LIGA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga