
Janë përcaktuar dje dy skuadrat finaliste për Kupën e Shqipërisë. Flamurtari U-19 dhe Partizani U-19 kanë siguruar dy bileta për të diskutuar mes tyre trofeun e parë sezonal. Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar zyrtarisht se ky takim final do të luhet të mërkurën, në datën 8 shkurt në orën 13:00, në stadiumin “Elbasan Arena”. Gjithashtu kjo përballje do të transmetohet live në Televizionin Publik Shqiptar.
Poll