Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Lajmi i fundit/ E "dreqosi" në takimin Shqipëri-Izrael, tani edhe në Barcelona-PSG, UEFA pezullon gjyqtarin Deniz Aytekin

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ E "dreqosi" në takimin Shqipëri-Izrael, tani

UEFA ka vendosur të përjashtojë gjyqtarin Deniz Aytekin nga Champions League për këtë sezon. Arbitri turko-gjerman nuk do të drejtojë më asnjë sfidë në këtë kompeticion deri në fund të këtij edicioni.

Një vendim i tillë është marrë nga shefi i gjyqtarëve në FIFA dhe UEFA, Collina, i cili nuk ka mbetur i kënaqur nga standardi i gjykimit që Aytekin ka përdorur në ndeshjen Barcelona-PSG 6-1, këtë të mërkurë.

Një 11-metërsh i dyshimtë akorduar për katalanasit pas rrëzimit të Suarez, por edhe një 11-metërsh i mohuar për PSG-në, plus disa vendime të gabuara gjatë ndeshjes së 1/8-ve të Champions League i kanë kushtuar shumë Deniz Aytekin.

Ky i fundit nuk është i panjohur as për tifozët shqiptarë, të cilët e sulmuan ashpër në rrjetet sociale pas sfidës kundër Izraelit në "Elbasan Arena". Dy kartonët e kuq për Gjimshitin dhe për Berishën, shtoji këtyre edhe dy penallti akorduar kundër Shqipërisë i dhanë fitoren 3-0 Izraelit, ndërsa tifozët shqiptarë përveç fyerjeve të shumta ishin të mendimit se Aytekin "e dreqosi" këtë ndeshje.

 

 

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga