Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Lajmi i fundit/ Direkt nga stadiumi "Loro Boriçi", ja masat ekstreme që po merr policia në Shkodër

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Direkt nga stadiumi "Loro Boriçi", ja masat

Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash për zhvillimin normal të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve “Kosova” dhe “Kroacia”

Në këtë kuadër rreth 1200 forca policore, duke filluar me RENEAN, FNSH-të e Policinë  Vendore të Shkodrës  janë angazhuar për mbarëvajtien para, gjatë e pas përfundimit të aktivitetit.

Gjithashtu është në gatishmëri helikopteri i Policisë për monitorimin nga ajri.

Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Drejtues i Lartë  Altin Qato  përfundoi takimin me përfaqësuesin e UEFA-s për sigurinë .

U bë kontrolli i ambienteve të stadiumit me qen antieksploziv.

Janë marrë masa për të shoqëruar skuadrat si dhe tifozëritë përkatëse.

Deri tani nëpërmjet Pikës së Kalimit  Kufitar të Morinës në Kukës kanë  hyrë për në drejtim të Shkodrës:

15.600 shtetas

77 autobusa

2538 vetura

Të gjithë nga Kosova për ndeshjen.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e sportdashësve që do të  marrin pjesë në këtë aktivitet në respektimin dhe zbatimin e këtyre masave si dhe pajisjen me biletë dhe dokument identifikimi, duke shmangur njëkohësisht mbajtjen me vete dhe futjen në ambientet e stadiumit të, sendeve të forta, borive, shisheve të çfarëdolloj, fishekzjarrëve, monedhave apo sendeve metalike, pasi në hyrje do të kontrollohen fizikisht.

[gallery columns="1" size="full" ids="42574,42575,42576,42577"]

Tags:

KOSOVA

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga