
Antoine Griezmann dhe Angel Correa
Angel Correa do të largohet nga Atletico Madrid. Sulmuesi argjentinas ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me klubin madrilen, teksa diçka të tillë e ka njoftuar vetë në rrjetet sociale.
Kështu, Correa i jep fund bashkëpunimit me “Los Colchoneros” pas 10 vitesh e gjysmë. 30-vjeçari ka luajtur me fanellën e Atleticos plot 465 ndeshje, duke shënuar 88 gola e asistuar në 65 të tjerë.
Correa kishte dhe një tjetër vit në kontratë, por vendosi që të largohet. Me shumë mundësi, sulmuesi argjentinas do të transferohet në kampionatin meksikan tek ekipi i Tigres.
View this post on Instagram