Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

LAJMI I FUNDIT/ Caktohen gjyqtarët për ndeshjen e Superligës, reagon klubi: Vendosën arbitrin që bëri SKANDALIN

Shkruar nga NEWSPORT
LAJMI I FUNDIT/ Caktohen gjyqtarët për ndeshjen e Superligës,

Pak minuta më parë, klubi i Superligës së Kosovës, KF Feronikeli ka reaguar për gjyqtarët e takimit që janë caktuar të gjykojnë sfidën e javës së 17 -të të kampionatit ndaj ekipit Trepça 89' në Mitrovicë.

Në postimin e bërë në faqen zyrtare të klubit, theksohet fakti se si arbitri Kreshnik Vula, i cili është caktuar të gjykojë dhe nesër, nuk ka akorduar dy penallti në favor të ekipit të Feronikelit në javën e 6-të të kampionatit pikërisht ndaj ekipit që do të luajë sërish nesër, Trepça 89'.

Reagimi në faqen zyrtare të klubit:

Grumbullohet kontingjenti i cili nesër udhëton për në Mitrovicë

Skuadra e Feronikelit, sot ka mbyll përgatitjen për ndeshjen e javës së 17-të, e cila luhet nesër në stadiumin "Rizah Lushta" në Mitrovicë, me Trepçën`89, nga ora 13:00.

Lajm i mirë është rikthimi pas tri ndeshjeve i mbrojtësit të djathtë Haxhi Shala, i cili ishte i suspenduar me karton.

Këtë takim e gjykon katërshja në krye me Kreshnik Vulën, me dy asistente e tij Meriton Berisha dhe Besnon Këpucka si dhe gjyqtar i katërti Besfort Kosumi.

Kjo është ndeshja e parë që Vula i referon Feronikelit, pas skandalit që bëri pikërisht në ndeshjen kundër Trepçës`89, në xhiron e 6-të, kur nuk akordoi dy penallti për skuadrën tonë. Se si do të referoj nesër mbetet të shihet!?

[gallery columns="1" size="full" ids="173844"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga