Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

Lajmi i fundi / Partizani "humb" Europa League-n ndaj Slovan-it

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundi / Partizani "humb" Europa League-n ndaj Slovan-it

Ndeshja mes Slovan Bratislavës dhe Partizanit është luajtur mesditën e sotme në stadiumin e qytetit të Bratislavës dhe jo në Senica siç ishte parashikuar për sfidën e Europa League. Takimi u anulua një ditë më parë pas lajmit të dhënë nga UEFA që Partizani do të luajë në Champions League në vend të Skënderbeut.

Takimi nisi në orën 12:00 në Bratislavë mes dy skuadrave për të respektuar tifozët e të dyja palëve, po ashtu edhe që lojtarët të mbanin veten me regjimin e ndeshjeve. Kështu, pjesa e parë ka përfunduar 1-0 për vendësit, ndërsa i gjithë takimi ka përfunduar me fitoren 3-1 të Slovan Bratislavës. Golat për ekipin sllovak i kanë shënuar Priskin 12', Zrelak 49', Ligeon 85'. Ndërsa për "demat" golin e vetëm e ka shënuar Fili në minutën e 65.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga