
Dje në stërvitjen e të kuqve kanë munguar dy lojtarët me potencial, Emiliano Vila dhe Idriz Batha, por që sot janë parë në fushë. Ata janë vënë nën urdhërat e trajnerit italian duke dëshmuar se janë të gatshëm për sfidën kundër Ferencvarosh.
Stërvitja është zhvilluar pasditen e sotme në kompleksin "Pepa", ndërsa përgatitjet do të vijojnë sërish të hënën në orën 18:30. Takimi do të luhet të mërkurën kundër hungarezëve, ku kthehet pas 23 vitesh në këtë kompeticion.
"Skuadra ka vijuar përgatitjet në kuadër të ballafaqimit të rëndësishëm ndaj Ferencvarosh i vlefshëm për raundin e dytë të Champions League. Në drejtimin e trajnerit Adolfo Sormani ekipi ka kryet në ambientet e kompleksit sportiv “Pepa” të qytetit të Elbasanit seancën e radhës në orën 18:30. Me grupin sot janë stërvitur normalisht edhe Vila dhe Batha. Seanca e radhës do të kryhet të hënën në të njëjtën orë 18:30 , ndërkohë që skuadra vazhdon të qëndrojë e grumbulluar në rezidencën “Hotel Univers” të qytetit të Elbasanit", shkruan faqja zyrtare e të kuqve.