
Lajme të mira vijnë nga Spanja për kombëtaren shqiptare. Keidi Bare ka lënë pas dëmtimin dhe tashmë është gati për të dhënë kontributin e tij. Sot, shqiptari ka zbritur në fushë në ndeshjen Girona – Espanyol që ka përfunduar me rezultatin 2-1.
Edhe pse ekipi i tij nuk ka mundur të triumfojë, për 13 minuta që ka luajtur Bare ka treguar sinjale pozitive. Ai kthehet në fushë pas plot 3 muajsh dhe tashmë pritet të japë kontributin e tij për skuadrën spanjolle.
Kujtojmë që në dhjetor Bare u dëmtua në gju, që e la 3 muaj jashtë. Në këtë mënyrë, 25-vjeçari pritet të arrijë formën maksimale për të qenë gati dhe për ndeshjet e qershorit të kombëtares shqiptare.
Poll