
Në 18 maj skuadrat e Seria A do të nisin në grup seancat stërvitore. Është ky lajmi më i ri që vjen nga Italia teksa SportMediaset raporton se Ministri i Sportit ka ndezur dritën jeshile që ekipet të zbresin në fushë.
Ndërkohë, momentalisht të gjithë lojtarët po stërviten në mënyrë individuale dhe pritet që futbolli në Itali të nisë sa më parë. Fillimisht ishte diskutuar që t’i vihej “kapaku” këtij sezoni, por tanimë shifrat e të infektuarve me Coronavirus flasin në favor të nisjes së futbollit.
Poll