Skuadra e Kukësi ka siguruar edhe për sezonin e ardhshëm shërbimet e Ylli Shametit dhe Besar Musollit.
Mbrojtësi dhe mesfushori ishin në dyshim nëse do të vazhdonin karrierën te verilindorët pasi Tirana kishte shfaqur interes për të dy futbollistët, por tashmë çdo dyshim mbi të ardhmen e tyre ka marrë fund.
Futbollistët u takuan me presidentin Gjici dhe ranë dakort për të zgjatur kontratat e tyre edhe për sezonin në vijim. Ata ndihen të lumtur në Kukës dhe këtë vit nën drejtimin e trajnerit Gjoka që i ka në planet e tij do të kërkojnë fitimin e titullit.
[caption id="attachment_23201" align="aligncenter" width="493"] Postimi i Kukësit në Facebook[/caption]
Poll