Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

LA LIGA/ Përballje e zjarrtë në Bilbao, Baskët gati të surprizojnë Barcelonën

Shkruar nga NEWSPORT
LA LIGA/ Përballje e zjarrtë në Bilbao, Baskët gati të

Sot luhen 4 ndeshjet e fundit të vlefshme për javën e 25-të në La Liga. Sfida hapëse për sot është ajo mes Mallorca dhe Real Sociedad në orën 14:00. Miqtë po kalojnë një moment të mirë dhe janë në zonën Champions mëgjithëse 3 ndeshjet e fundit nuk kanë marrë fitore. Mallorca nga ana tjetër ka pasur një kampionat me luhatje dhe zona europiane ëqshtë larg për ta.

Sevilla-Almeria do të jetë ndeshja e dytë për sot në 16:15. Andaluzianët janë shumë larg objektivave sezonal madje rrezikojnë rënien në Secunda Divizion. Almeria gjithashtu është në vend të parafundit me 25 pikë me pikë të barabarta me Sevilla. Kjo mes tyre do të jetë një përballje për mbijetesë.

Villareal-Betis është një sfidë europiane në orën 18:30. Miqtë janë të pestët dhe ndodhen 4 pikë larg “Nëndetëses” së vendit të gjashtë. Fitorja ju duhet të dyjave pasi zona Champions nuk është larg.

Në mbrëmje sytë do të jenë të përqëndruar në Bilbao. Atje vendasit e Athletic do të presin Barcelonën. Përballja mes tyre ka qenë gjithnjë e zjarrtë sidomos në fushën e baskëve. Sot do të jetë edhe më e ndezur pasi Barça luan për titullin dhe të rivendosë diferencën me Real.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga