La Liga/ Ekipi i shqiptarit “shpartallohet” nga gjigandi spanjoll, spektakël mes 7 golave
Shkruar nga NEWSPORT
Ivan Balliu dhe ekipi i tij, Rayo Vallecano, kanë zhvilluar mbrëmjen e sotme ndeshjen e javës së tretë të La Liga-s.
Rayo u përballë me skuadrën e Atletico Madrid në një ndeshje që nuk shkoi aspak mirë për ekipin e mbrojtësit të Kombëtares sonë. Të besuarit e Diego Simeones ishin të papërmbajtshëm duke fituar me rezultatin tenistik 0-7.
Golat për Atleticon u shënuan nga Griezmann, Depay, Molina, Morata x2, Correa dhe Llorente. Teksa për Rayo Vallecanon kjo është humbja e parë për këtë sezon pas dy fitoreve kundër Almerias dhe Granadas së Uzunit.