
Ekipi I Napolit do të luaj mbrëmjen e nesërme ndeshjen e dytë në Champions League ndaj belgëve të Genk. Italianët të drejtuar nga Ançeloti edhe pse luajnë në transfertë janë favorit në këtë ndeshje, pas fitores me Liverpool në ndeshjen e parë në shtëpi.
Napolitanët janë në "krizë" për fitoren në Champions League kur bëhet fjalë për ndeshjet në transfertë. Fitorja e fundit e skuadrës blu është në vitin 2017 ndaj skuadrës franceze të Nice. Ançeloti ditën e nesërme pritet do të kërkoj të marrë fitoren e parë në transfertë të Napolit pas 2 viteve. Një gjë e kthyer në "tabu" për ekipin Italian.
Kujtojmë që tekniku Italian la jashtë listës së Champions League, mbrojtësin shqiptar Elseid Hysaj edhe pse ky I fundit nuk kishte shqetësim në fizikun e tij.