
Ish-lojtari i Bayern, Franck Ribery para pak muajsh la futbollin në moshën 39 vjeçare. Francezi luajti për Salernitanën në fundin e karrierës së tij si fubollist. Gjurmët e tij janë padyshim tek Bayern ku luajti për 12 vite dhe mori shumë trofe ku më i rëndësishmi ishte fitimi i Champions League në 2013. Por francezi tani është me ide të qarta pasi së shpejti dëshiron të bëhet trajner.
“Objektivi im është të bëhem trajner”, thotë Ribery për Bild. “Në 12 vitet e mia me Bayern, marrëdhënia më e mirë që kam patur ka qenë ajo me Otmar Hitzfeld, Jupp Heynckes dhe Carlo Ancelotti. Italiani është vërtet një njeri i veçantë.
Unë dhashë më të mirën për ata sepse mendja ime ishte e lirë nga çdo mendim negative dhe e shijova performancën time në fushë sikur të isha fëmijë", ka folur Ribery.