“Ky djalë është gjëja më legjendare që i ka ndodhur Granadas”, Myrto UZUNI adhurohet në Spanjë: Ti je ZOT!
Shkruar nga NEWSPORT
Myrto Uzuni mund të thuhet me plot gojë që është njeriu i momentit në qytetin e Granadas në Spanjë. Shqiptari është arsyeja kryesore pse ekipi i futbollit u rikthye në elitën e futbollit spanjoll. 23 golat e tij bënë që Granada të shpallet kampion në javën e fundit të kampionatit.
Për tifozët, sulmuesi është idhull. Gjatë gjithë vitit janë parë duke kënduar e brohoritur emrin e tij. Në mbrëmjen e djeshme, momenti kulminant ishte kur Uzuni i propozoi për martesë të fejuarës së tij Uarda Hyseni dhe përgjigja ishte “Po”, ç’ka solli edhe një tjetër festë të madhe në fushën e lojës.
Në një nga postimet e bëra të Granadas për këtë moment, bien në sy komentet e tifozëve me adhurim ndaj beratasit.
“Ky djalë është gjëja më legjendarë që i ka ndodhur Granadas. Pichichi, fiton kampionatin në ndeshjen e fundit, e dashura i thotë: Po, dhe më pas shkon në rrugët e qytetit e hidhet në shatërvanin e sheshit kryesor”, shkruan tifozi në koment.
Ndërsa dikush tjetër shkon akoma më tej teksa e quan "Zot".