Gjeorgjia ka fituar ditën e sotme në shtëpi përballë Qipros. Fitorja me rezultatin 4-0 ishte një triumf mjaft i rëndësishëm, duke bërë që gjeorgjianët të mbajnë akoma shpresat tek një kualifikim i mundshëm.
Në këtë ndeshje protagonist për Gjeorgjinë, ishte dhe ylli i ekipit të tyre, Khivcha Kvarastkhelia. Sulmuesi i Napolit shënoi golin e dytë për të tijët dhe asistoi në golin e 3-të.
Me këtë fitore Gjeorgjia ngjitet në vendin e katërt me 7 pikë, 5 pikë larg zonës së kualifikimit, ndërsa Qipro mbetet në vendin e fundit me asnjë pikë pas 7 ndeshjeve.
Poll