
Të vish nga lagjet e varfëra të Amerikës Latine dhe të jesh një 'yll' futbolli në Europë është padyshim një udhëtim që e kemi parë të bëjnë shumë futbollistë nga vende si Brazili, Kolumbia apo edhe Argjentina. Të gjithë e njohin Juan Cuadrado i cili tashmë luan me Juventusin dhe është një ngë lojtarët më të rëndësishëm të bardhezinjve.
Por shumë pak mund ta dijë që ai u rrit pa babain e tij që në moshën 5-vjeçare pasi i ati, një ish-shofer kamioni u qëllua për vdekje. Për rritjen dhe karrierën e tij u kujdes e ëma që në një intervistë ka pranuar që Cuadrado për të luajtur futboll duhej të ishte një nxënës i shkëlqyer në mësime. Me të vërtetë një jetë e kaluar mes vështirësive, por që tashmë shijohet dhe jetohet falë sukeseseve të arritura nga Cuadrado në futboll.