
Ditën e sotme do të luhen tre sfidat e para për javën e tetë të Superiores. Në orën 14:00 do të startojnë takimet Laçi-Flamurtari dhe Korabi-Partizani. Ndërsa në orën 17:00 është përcaktuar të luhet supersfida e kësaj jave ndërmjet Skënderbeut dhe Kukësit.
Sipas "meteo.al" kushtet atmosferike për këto ndeshje do të jenë favorizuese për skuadrat dhe tifozët, të cilët mund të shkojnë të ndjekin skuadrën e tyre të zemrës. Në të tre këto takime, sipas "meteo.al" nuk do të ketë reshje shiu, por koha do të jetë e favorshme për të ndjekur ndeshjet në shkallët e stadiumit.
[gallery columns="1" size="full" ids="47207,47205,47206"]
Galeria fotografike ()
Poll