Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Kush është Nedim Bajrami? Fantazisti që futi në "luftë" FSHF me FIFA-n dhe tërboi Juventusin (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
Kush është Nedim Bajrami? Fantazisti që futi në

Nedim Bajrami ka marrë lejen për të veshur fanellën kuqezi. 22 vjeçari që ka lindur në Zvicër por është me origjinë nga shqiptarët e Maqedonisë Veriore, do jetë afrimi i ri në grupin e Edy rejas. Bajrami pak muaj më parë ishtë në stërvitje me Shqipërinë, ndërsa Federata e Zvicrës në futboll dhe FIFA bllokuan debutimin.

Tanimë fantazisti i Empolit ka marrë "ok" e CAS në Lozanë për t'u veshur kuqezi, me FSHF që ka fituar një betejë ligjore për një lojtar të rëndësishëm. Bajrami e ka nisur karrierën te moshat e Zurich, për të luajtur me ekipin e parë të Grasshopers. Aftësitë e djaloshit u pikasën nga Empoli në 2019, teksa italianët e morën një vit në huazim dhe një vit më vonë e blenë lojtarin për 2.7 milionë euro.

Aktualisht vlera e tij në treg është 6 milionë euro, ndërsa ishte ndër protagonistët kryesor për ngjitjen e Empolit në Serie A. Në dy javët e para në elitën italiane, Bajrami ka luajtur 180 minuta duke qenë deçiziv, me asist dhe transversë. Në fitoren e dy ditëve më parë që Empoli mori ndaj Juventus në Torino 0-1, Bajrami ishte personi kyç nga erdhi goli i tri pikëve. Duket se kuqezinjtë kanë fituar një element të talentuar në fazën e avancuar.

Poll

Lexo gjithashtu