
Kombëtarja shqiptare mbrëmjen e djeshme kaloi me sukses “pengesën” e parë për në Kupëne Botës. Kuqezinjtë trumfuan përballë Letonisë me shifrat 1-0. Goli i takimit u shënua nga Kristjan Asllani me penallti, me mesfushorin që rikthen skuadrën te 3 pikët dhe mban gjallë shpresat për një kualifikim.
Pas këtij triumfi, fale edhe fitores së thellë 5-0 të Anglisë ndaj Serbisë, jemi të dytët në klasifikim me 8 pikë pas 5 ndeshjesh. Kemi 1 pikë më shumë se serbët, me këto të fundit që kanë një ndeshje më pak.
Ndërkohë Anglia kryeson me 15 pikë, teksa dueli i radhës për Kombëtaren shqiptare është ndaj Serbisë. Kjo sfidë është padiksutim një “finale” për kualifikimin në Botëror. Një fitore ndaj tyre do të “blindonte” vendin e dytë në klasifikim dhe do të kishim shanse reale për të shkuar në Kupën e Botës. Kjo sfidë është parashikuar të luhet më 11 tetor në Beograd.