
Kombëtarja shqiptare ia doli që të fitonte përballë Letonisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me shifrat 1-0, falë goli të Asllanit nga 11-metërshi. Në përfundim të këtij dueli, para mediave ka folur mesfushori Juljan Shehu.
“E dinim shumë mirë rëndësinë e kësaj ndeshje, e kishim përgatitur mirë. Nëse sot nuk merrnim 3 pikët, e dinim që nuk kishim shpresa për Botëror. Çunat dhanë maksimumin dhe dolën me kokën lart me 3 pikët, kjo ishte e rëndësishme për sot.
Të realizosh gol? Tek ekipi polak luaj pak më përpara, kjo është në varësi të trajnerit. Unë respektoj detyrat dhe për mua është okej çdo gjë”, tha mesfushori kuqezi, Juljan Shehu.