
Mes emocioneve djemtë kuqezinj arritën që mbrëmjen e së martës të “thyenin mallkimin” ndaj Letonisë, duke marrë fitoren e parë historike ndaj tyre, pas gjashtë ndeshjesh që kishin prodhuar vetëm barazime.
Në një ndeshje të vlefshme për kualifikueset e Botërorit, çunat e Silvinjos “shkundën” rrjetën e kundërshtarit dhe triumfuan me rezultatin 1-0 .
Goli që vendosi fatin e sfidës erdhi në minutën e 25-të, kur Kristjan Asllani u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë avantazhin Shqipërisë dhe tre pikë jetike drejt Botërorit.
Pas përfundimit të ndeshjes rrugët e kryeqytetit u mbushën plot me tifozë të cilët kënduan dhe kërcyen. Ndërkohë që ministri Taulant Balla, i cili është parë shpesh pranë futbollistëve tanë, ka takuar Armando Brojën për të cilin ky 10 shtator është mjaft i rëndësishëm.
Ai feston ditëlindjen e 24-të dhe ministri e ka uruar personalisht dhe publikisht në rrjetet e tij sociale. Balla shihet krah Brojës, ndërkohë që fotos së bërë me të i ka bashkangjitur në “Facebook” edhe urimin për ditëlindje: “Gëzuar ditëlindjen Armando, Dëshira është goli me Serbinë!”.