Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Skuadra lodhet, duhet të përmirësohemi urgjentisht”, kapiten Gjimshiti i sinqertë: As unë nuk jam në nivelin më të lartë

Shkruar nga NEWSPORT
“Skuadra lodhet, duhet të përmirësohemi urgjentisht”,
Berat Gjimshiti

Kombëtarja shqiptare ia doli që të fitonte përballë Letonisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me shifrat 1-0, falë goli të Asllanit nga 11-metërshi. Pas duelit foli kapiteni Berat Gjimshiti.

“Sigurisht që jemi të lumtur për 3 pikët që fituam këtu në shtëpinë tonë që të mbajmë hapur rrugëtimin për të pasur mundësi të kualifikohemi. Pjesa e parë ishte e mirë, në pjesën e dytë sikur e ulëm pak ritmin, lodhja ishte fakti më i rëndësishëm te skuadra jonë që duhet ta përmirësojmë urgjentisht.

Përsa i përket rastit të golit e kisha edhe të njëjtin rast me Atalantën, shpresoj që të shënoj herën e tretë, por e rëndësishme është fitorja. Unë në atë moment sduhet të mendoj për ndryshimet e lojtarëve, e mendon trajneri atë, sapo filloi sezoni, nuk jam as unë në nivelin më të lartë. Çdokush do të luajë dhe të gjithë janë të lumtur kur fiton kombëtarja.

Në këtë moment vetëm 2 ndeshje që kemi pasur ne tani, nuk jemi 100% duhet të përgatitesh, që të jesh gati duhet të kesh më shumë minuta”, tha kapiteni.

Poll

Lexo gjithashtu